Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoni të Veriut, Gjergj Dedaj, ka hedhur posht lajmin që ai është në kërkim nga policia, sepse nuk i ka kthyer targat diplomatike, raporton Gazeta ‘Enigma’.
Ish i dërguari i Kosovës në Maqedoni tha se veturën zyrtare, bashkë me pasaportën diplomatike, i dorëzoi që në ditën e parë kur u shkarkua, derisa ato të veturës personale, që thotë t’i këtë paguar vetë, pritet t’i kthejë tani, në shtetin ku i mori.
Sipas Dedajt, krejt këto llafe po bëhen qëllimshëm nga bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani, që tha se ia zuri ulësen në mënyrë të dhunshme./Gazeta Enigma/