Hulumtuesi në Forumin Ballkanik, Samir Behariq, ka thënë se në pytjen e tij të parashtuar kundrejt emisarit të Bashkimi Evropian, Miroslav Lajçak, ky i fundit është përgjigjur në mënyrë arrogante për liberalizimin e vizave për Kosovën, raporton Gazeta Enigma.
“E pyeta Lajçakun se pse liderët e Ballkanit Perëndimor duhet t’iu besojnë premtimeve të BE-së, përderisa BE-ja ka dështuar që të liberalizojë vizat për Kosovën dhe të nisë bisedimet për pranimin e Maqedonisë së Veriut. Përgjigjja e tij ishte e neveritshme: “Nëse nuk i besoni BE-së, shkoni diku tjetër”, ka shkruar Behariq në Twitter.
Lajçak kishte shtuar se “është bërë trend që të kritikohet BE-ja për liberalizimin e vizave, por se liderët e Kosovës duhet të shkojnë të kërkojnë pajtim në shtetet që po e bllokojnë lirinë e lëvizjes”.