Shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, gjatë deklarimit të saj pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka treguar qëndrimin e partisë së saj, LVV-së, për faljen e gjobave, raporton Gazeta “Enigma”.
“Vazhdimi i seancës së mbetur nga java e kaluar do të jetë në ditën e enjte, fillon nga ora 10:00, pastaj fillohet me seancën e re. Seanca për interpelancë do të mbahet në ditën e premte. Është në agjendë edhe zgjedhja e një gjyqtari të Kushtetueses”, ka thënë Kusari.
Ajo po ashtu ka treguar qëndrimin e LVV-së për faljen e gjobave.
“Falja e gjobave për bizneset dhe qytetarët është bërë përmes një ligji i mbështetur nga partia që po e propozon tash faljen e gjobave, nëse përcaktohet me një normë ligjore, pastaj vendosja e gjobave në interpelanca shkon jashtë normave të ligjshmërisë. Ata që kanë aplikuar të gjitha normat po bien viktimë, e ata që kanë shkelur ligjin po falen me kërkesa përmes interpelancave”, thotë ajo. “Të shkohet me falje për gjoba është thirrje dekurajuese për qytetarët që të mos aplikojnë ligjet. Pse duhet të jemi në përputhje me ligjin kur mund të aplikojmë faljen e gjobave”, tha e njëjta./Gazeta Enigma.