A është e mundur që i njëjti person të infektohet me COVID-19 dhe me gripin sezonal në të njëjtën kohë?

A është e mundur që i njëjti person të infektohet me COVID-19 dhe me gripin sezonal në të njëjtën kohë?

Aplikimi i vaksinës kundër gripit sezonal pritet të bëhet gjatë muajit tetor, kur edhe fillon sezoni i gripeve, shkruan Gazeta “Enigma”.

Sipas ekspertëve shëndetësor, është tejët e rëndësishme që grupet e rrezikuara të vaksinohen, meqë diagnostikimi i gripit sezonal me pandeminë e COVID-19, sëmundje që e shkakton koronavirusi, janë të ngjashme.

Infektologu, Salih Ahmeti

Infektologu, Salih Ahmeti në një përgjigje për Gazetën “Enigma“, ka thënë se ekziston mundësia që personat që janë të infektuar me COVID-19 në të njëjtën kohë mund të jenë të infektuar edhe gripin sezonal.

Ngjashmëritë dhe dallimet në mes gripit sezonal dhe COVID19

Infektologu Ahmeti ka thënë se ndodhemi para sezonit të shfaqjes së gripit sezonal.

“Përkundër faktit që vitin e kaluar nuk kemi pasë raste të konfirmuara të gripit ndërsa COVID19 këto ditë është me raste të pakëta, ekziton mundësia që në muajt e ardhshëm të kemi raste të paraqitjes të dy këtyre viruseve” ka deklaruar Ahmeti.

“COVID-19 dhe gripi kanë manifestime klinike të ngjashme”

“Të dy viruset atakojne rrugët e frymëmarrjes me manifestime klinike në shkallë të ndryshme, nga format asimptomatike ose të lehta deri në forma të rënda dhe kritike që mund të përfundojnë me vdekje”, është shprehur ai.

Salihu ka treguar edhe ngjashmërit e këtyre viruseve.

“Të dyja viruset kanë manifestime klinike të përbashkëta si: ethe ose të dridhura,temperaturë ë lart, kollë, gulçim ose vështirësi në frymëmarrje, lodhje (molisje),dhimbje të fytit, rrjedhje ose zënie hundësh, dhimbje muskulare ose dhimbje trupi, dhimbje koke. Në disa raste mund të kenë të vjella dhe diarre, por kjo është më e zakonshme te fëmijët sesa tek të rriturit”, ka thënë ai. 

Këto janë dallimet klinike në mes COVID-it dhe gripit sezonal

“Si dallimi klinik mund të veçohet humbja e ndjenjës së shijes dhe erës që është më e shpeshtë te COVID-i, rrjedha e hundëve më e shpeshtë te gripi”, kjo sipas Ahmetit.

Njëherit, ai ka shtuar se “simptomat klinike janë të ngjashme, ndërsa dallimi i tyre bazuar në manifestimet klinike është i veshtirë, testimi laboratorik është i nevojshëm për të bërë diagnozën”.

“Të dy viruset transmetohen me sperkla, kontakt të afërt dhe objekte të kontaminuara, prandaj masat parandaluese të tilla si higjiena e duarve, mbajtja e maskave dhe ruajtja e distancës fizike janë efikase në përhapjen e infeksionit për të dy viruset”, ka deklaruar ai.

Cilat janë ndryshimet?

Shpejtësia e transmetimit është e ndryshme për këto viruse.

“Gripi ka nkubacion (koha nga infeksioni deri në shfaqjen e simptomave) dhe interval serik (koha në mes rasteve të njepasnjëshme) më të shkurtër se sa COVID-I”, ka theksuar Ahmeti.

Njëherit, ai ka shtuar se “Inkubacion pr COVID-in është 2-14 ditë (mmesatarisht 5 ditë), për gripin inkubacioni është 1-4 ditë. Intervali serik për koronavirusin vlerësohet të jetë 5-6 ditë, ndërsa për virusin e gripit 3 ditë”.

Kjo, sipas tij do të thotë se gripi mund të përhapet më shpejtë se sa COVID-i.

“COVID-i është më kontagjoz (ngjitës) se virusi i gripit, shumica e njerëzve me grip janë kontagjioz një ditë para shfaqjes së simptomave deri 3-4 ditë, e në disa raste deri 7 ditë pas të kenë shfaqur simptomat”, ka thënë ai.

Gjithmon sipas Ahmetit, vlen të theksohet se “Të sëmurët me COVID janë ngjitës rreth 2 ditë para se të shfaqin simptomat dhe mbesin ngjitës për rreth 10 dite, në raste të rënda dhe me imunitet të dobësuar deri 20 ditë e me tepër”.

Ratet më të shpeshta të infektimit me gripin sezonal janë këto sipas Ahmetit.

“Fëmijët preken më shpesh dhe janë trsasmetues të rëndësishë të përhajes së gripit në komunitet, të dhënat e deritashme për COVID-in tregojnë se fëmijët deri në moshën 19 vjeç preken më pak se sa të rriturit dhe manifestimet klinike janë të lehta”.

Infektologu Ahmeti ka theksuar se “Edhe pse manifestimet klinike të sëmundjes janë të ngjshme për këto dy viruse shkalla e rëndesës së smundjes dallon, ku rreth 80% e të infektuarve me COVID janë forma asimptomatike, 15% forma të rënda që kërkojnë oksigjenoterapi dhe 5% janë forma kritike që kërkojnë ventilim mekanik”.

Format e rënda dhe kritike janë më të pakëta te gripi

“Vdekshmëria nga të infektuarit me COVID është më e lartë se sa për gripin, përderisa vdekshmëria te COVID-i është 3-4% (numri i vdekjeve ne raport me numrin e rasteve të infektuara) për gripin është 0.1%” ka deklaruar ai.

Vaksinimi është mënyra më efikase dhe më e sigurt e mbrojtjes nga këto viruse

Sipas Ahmetit “Personi i vaksinuar kundër COVID-it, nuk është i mbrojtur nga virusi i gripit, prandaj duhet të vaksinohet edhe kundër gripit, periudha kohore në mes vaksinës COVID-19 dhe gripit duhet të jetë 4 javë”.
Personi i vaksinuar kunder Gripit nuk është i mbrojtur kundër Covid 19, prandaj duhet vaksinuar kundër Covid 19 një muaj pasi të ketë marrë vaksinën e Gripit”.

A është e mundur që i njejti person të infektohet me COVID-19 dhe me gripin sezonal në të njejtën kohë?

“Është e mundur që një person të infektohet njëkohësisht me të dy viruset, pra në të njetën kohë të jetë i sëmurë nga COVID-i dhe gripi sezonal”, ka deklaruar Ahmeti.

Njëherit, ai ka shtuar se “Në raste të tilla sistemi respirator do të sulmohet njëkohësisht nga dy viruse, prandaj manifestimet e sëmundjes do të jenë të rënda dhe ndërlikimet mund të bëhën kërcnuese për jetën”.

Infektologu, Salih Ahmeti ka apeluar që të respektohen masat mbrojtëse dhe të vaksinohemi.

“Te këto raste format e rënda e kritike të sëmundjes janë më të shpeshta.
Respektimi i masave mbrojtëse (higjena e duarve, mbajtja e maskës, disatnca fizike) dhe vaksinimi mbeten masat parandaluese më efikase për të dy viruset, prandaj VAKSINOHUNI”, ka përfunduar ai.

Ministria e Shëndetësisë

Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë në një përgjigje për Gazetën ‘Enigma’, kanë thënë se në fillim të këtij viti kanë kontraktuar vaksinat për gripin sezonal.

“Po janë kontraktuar në fillim të këtij viti 140 000 doza të vaksinave kundër gripit sezonal, ku jjëherit kanë theksuar se UNICEF-i ka njoftuar që në Kosovë pritet të arrijnë në fund të muajit tetor”, kanë deklaruar nga kjo ministri.

Sipas kësaj ministrie “Me këto vaksina do të vaksinohen grupet e të moshuarve, të sëmurët kronikë dhe shtatzënat si kategori priritare”.

Vlen të theksohet se miliona njerëz po nguten të vaksinohen pasi ekspertët paralajmërojnë se 60 mijë njerëz mund të vdesin nga gripi këtë dimër.

Ekziston një ‘mundësi reale’ e një rritjeje të gripit në muajt e ardhshëm për shkak të imunitetit të dobës të shkaktuar nga bllokimi, thonë ekspertët./Gazeta Enigma/

Related Articles