Qeveria e Kosovës ka vendosur t’i strehoj 20 gazetarë nga Ukraina, kurse Kuvendi i Kosovës ka miratuar edhe një rezolutë ku parashihet që t’i strehoj deri në 5 mijë refugjatë nga Ukraina, shkruan Gazeta ‘Enigma’.
Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), Behxhet Shala, në një përgjigje për Gazetën ‘Enigma’ ka thënë se Kosova nuk ka kushte dhe nuk është e gatshme që të pranoj refugjat.
“Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë ku parashihet të pranoj dhe akomodoj deri në 5 mijë refugjatë nga Ukraina ku dihet se nuk ka infrastrukturë dhe as kushte materiale që ti pranoj”, ka deklaruar Shala.
E mira e gjithë kësaj rezolute sipas Shalës është që Kosova është rreshtuar në vendet që janë pro demokracisë.
“Mirëpo me vet faktin që ka pranuar që të pranoj refugjatë është një çështje pozitive që Kosova është rreshtuar në rendet e vendeve të cilat janë në anën e demokracisë”, ka thënë ai.
Shala thotë se Kosova e ka për obligim që t’i pranojë refugjatët nga Ukraina.
“Në fund të fundit Kosova si çdo vend e cila donë demokracinë e ka për obligim që të pranojë të gjithë ata të cilët detyrohen ti lëshojnë shtëpitë edhe vendin e tyre për shkak të luftës politike ose për shkak të pasigurisë shkaku i dyluftime ushtarake siç po ndodh tani në Ukrainë”, ka përfunduar Shala.
Ndërsa ekonomistja, Yllnore Bytyqi – Shala, në një përgjigje për Gazetën Enigma ka thënë se Kosova ka kapacitete që t’i pranoj deri në 10 mijë refugjatë nga Ukraina.
“Sipas vlerësimeve ka të gjitha mundësit që edhe një numër prej 10.000 qytetar të ju krijoj hapsirë për strehim sepse Kosova është pjese e disa kartave dhe ligjeve ndërkombëtare për të garantuar jetën dhe sigurinë e refugjatëve që kërkojnë strehim”, ka thënë Bytyqi – Shala.
Tutje Bytryqi – Shala ka thënë se për pranimin e refugjatëve mund të llogaritet në fonde ndërkombëtare dhe në rezolutën e krijuar në Kuvendin e Kosovës.
“Për pranimin e këtyre refugjatëve Kosova mund të llogaris në fonde ndërkombëtare, por edhe në fondin e krijuar gjatë këtyre ditëve sepse ka mundësi që të përdoret nën emrin e sigurisë nacionale të vendit”.
Për gjendjen ekonomike aktuale në Kosovë ajo ka thënë se aktivitetet ekonomike gradualisht do të kthehen në normalitet, por një gjë e tillë do të varet nga kohëzgjatja.
“Gjatë periudhës afatmesme, rritja në rajon pritet të rikthehet fuqishëm, ndërkohë që aktiviteti ekonomik gradualisht kthehet në normalitet, por kjo do varet edhe nga kohëzgjatja dhe intensiteti i krizës aktuale, si dhe nga hapat që i ndërmarrin politikëbërësit për ta adresuar këtë krizë”, ka theksuar Bytyqi Shala për Enigmën.
Ndërsa, Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, në një prononcim për Gaztën Enigma ka thënë se për raste të tilla gjenden mundësit ekonomike.
“Sigurisht që do të gjenden mundësit ekonomike sepse në situata të tilla Qeveria ka të drejt, dhe ka mundësin që me nda mjete buxhetore për ti strehuar dhe për ti ndihmuar” ka thënë Shala.
Sipas tij edhe nëse nuk ekzistojnë mundësit ekonomike e gjithë kjo duhet të bëhet si akt human.
“Në Këto relacione është akt human, akt solidariteti, akt i mbështetjes ndaj situatës që është krijuar në Ukrainë dhe parimisht institucionet e shtetit do të gjejnë hapësirë dhe mundësi që ta pranojnë këtë numër që kanë premtuar”, ka përfunduar Shala./Gazeta Enigma/