Monedha 2 euro tani e një kohë është shndërruar në një problem të madh për qytetarët e Kosovës, shkruan Gazeta “Enigma”.
Sipas raportimeve të qytetarëve drejtuar Gazetës “Enigma” gati në të gjitha Komunat në vend bizneset e vogla dhe të mëdha kanë vënë lajmërime që nuk e pranojnë monedhën prej 2 eurove pa marrë parasysh se a është false apo jo, por në kusur e kthejnë.
Adnan Deliu nga Vitia ka njoftuar Gazetën “Enigma” se në këtë qytet marketet dhe gastronomia nuk i marrin monedhën prej 2 eurove.
“Në Viti gati të gjitha marketet dhe kafiteritë nuk po na i marrin monedhën 2 euro, kemi ra në hall”, tha Deliu.
“Përderisa nuk ka një vendim prej Qeverisë së Kosovë kjo nuk mund të ndodhë”
Në lidhje me këtë çështje Gazeta “Enigma” ka kontaktuar me Anton Nrecaj, njohës i Sistemit të Drejtësisë, i cili theksoi se pa dal Qeveria e Kosovës me një vendim të tillë kjo nuk mund të ndodh.
Tutje ai ka njoftuar se nuk mund të marrim vendime të tilla p137rderisa kjo është monedhë e Bashkimit Evropian dhe për këtë vendos Banka Evropiane.
“Ditën e djeshme (e mërkure) disa ekonomist kanë pasur një debat ku është diskutuar largimi i monedhës 2 euro prej tregut, por Kosova nuk e ka këtë autoritet, pra për ta larguar nga përdorimi sepse nuk është monedhë e jona, por e Bashkimit Evropian dhe këtë e vendos Banka Evropiane jo ne”, tha Nrecaj për “Enigmën”.
Sipas tij përgjegjësia për qarkullimin e kësaj monedhe false bie mbi ne pasi që ne e kemi lejua për me fut në treg.
“Ligjërisht nuk është e lejuar që të ndodh një gjë e tillë, pra mos pranimi i bizneseve të ndryshme pagesat me monedhën prej 2 euro. Në unë si qytetarë e kam një monedhë prej 2 eurove dhe nuk është false ai nuk mundet me më refuzua, mos me marr pasi që ajo monedhë është e lejueshme në qarkullim”, ka deklaruar ai.
“E nëse ajo monedhë është false barrën e përgjegjësisë e unë si qytetarë, pra duhet me dhanë përgjegjësi se ku e kam marrë atë”, ka shtuar tutje ai.
Nrecaj ka bërë thirrje që qytetarët të raportojnë nëse shohim njoftime nëpër biznese se nuk marrin monedha prej 2 eurove të lajmërojnë në Inspektorate dhe në Bankën Qendrore.
“Nëse ndonjë biznes ka lajmërime se nuk e pranojnë në asnjë mënyrë monedhën prej 2 eurove qytetari duhet ti raportojnë te inspektorët dhe në Bankën Qendrore, ka theksuar ai duke shtuar se Banka Qendrore është ajo e cila i bënë këto politika, nuk mundet me marrë vendim pa pasur një aprovim prej Bankës Evropiane”.
“Ndërsa në aspektin ligjor që i gjithë ky proces na bënë dëme ekonomike barra e përgjegjësisë na bie neve dhe askujt tjetër”, ka përfunduar Nrecaj. /GAZETA ENIGMA/