A po kurdisen ndeshjet në Superligën e Kosovës? – flasin nga UEFA

A po kurdisen ndeshjet në Superligën e Kosovës? –  flasin nga UEFA

Shtëpia e Futbollit Europian – UEFA nuk ka dashur të komentojë shumë, kur është pyetur për dyshimet për trukime të ndeshjeve në Supërligën e Kosovës.

Përgjigja me shkrim e UEFA-as për AP ka qenë e tërthorët, duke mos thënë se s’kanë dijeni për diçka të tillë, por duke shtuar se si parim nuk është në natyrën e organizatës të jap komente, të cilat më pas mund të dëmtojnë ndonjë proces hetimi për trukime.

“UEFA asnjëherë nuk komenton në potencialitetin, ose ekzistencën, e ndonjë hetimi për trukimin e ndeshjeve që të mos e komprometojë procesin e një investigimi të tillë”, thuhet në përgjigje për Albanian Post.

Rastet kur UEFA komenton diçka të kësaj natyre është “vetëm në raste/ndeshje specifike atëherë kur procedurat disiplinore hapen dhe/ose merren vendimet”, sqarohet më tutje.

Megjithatë, shumë situata janë të mbuluara nga rregullorja e UEFA-s, ku saktësohet se “nëse, në bazë të të gjitha rrethanave faktike dhe informacioneve në dispozicion, UEFA konkludon që një klub ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt, ose indirekt, ata do të dënohen në bazë të Statuteve të UEFA-s”.

“Pra, nëse ndonjë klub zbulohet se ka kurdisur ndeshje, UEFA do të deklarojë një klub të tillë të papërshtatshëm për të marrë pjesë në gara. Dënimi është efektiv vetëm për një sezon futbolli”.

Dyshime për kurdisje të rezultateve në ndeshjet e futbollit kosovar, ka pasur gjithmonë. Por, pak të konfirmuara.

Megjithatë, kohëve të fundit, kur edhe në bastore të ndryshme kuotohen edhe ekipe të Superligës dhe mund të prognozohet edhe për to, dyshimet për manipulime janë rritur.

Related Articles