A po rikthehet Covid-19 në Kosovë, për dy javë u raportuan kaq raste pozitive

A po rikthehet Covid-19 në Kosovë, për dy javë u raportuan kaq raste pozitive

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në dy javët e fundit në Kosovë janë raportuar 46 raste pozitive me COVID-19 dhe asnjë rast i vdekjes.

Sipas grup-moshave rezulton se numri më i madh i rasteve i takojnë grup-moshave 40-49 vjeç (me 15 raste) me moshë mesatare 43 vjeç.

“Prej rasteve të konfirmuara, sipas komunave rezulton se numri më i madh është raportuar nga komuna e Prishtinës dhe Kamenicës (me nga 14 raste), kurse incidenca më e lartë e rasteve në 100,000 banorë është raportuar në komunën e Kamenicës”, njofton IKSHPK.

Përkundër rasteve të shënuara së fundi, situata epidemiologjike në Republikën e Kosovës me COVID-19 mbetet e qetë, ndërsa qytetarët që manifestojnë shenja të infeksionit këshillohen të testohen dhe konsultohen me mjekun për çdo dyshim në COVID-19.

Related Articles