A pritet të ketë valë të re të COVID-19 në Kosovë? – Infektologu Ramadani jep detaje për “Enigmën”

A pritet të ketë valë të re të COVID-19 në Kosovë? – Infektologu Ramadani jep detaje për “Enigmën”

Ka dy muaj që në Kosovë me të shpejt është përhapur gripi sezonal, por jo vetëm. Gati se në të gjitha komunat ka edhe raste pozitive me COVID-19, shkruan Gazeta “Enigma”.

Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të QKMF-së në Gjilan, Basri Kamberi, në një përgjigje për Gazetën “Enigma” ka deklaruar se në këtë komunë gjatë këtyre ditëve me fluks të madh të infektuarve me gripin sezonal dhe COVID-19.

“Në këto ditë ne jemi përballuar me një numër të madh të të prekurve me gripin sezonal, diku afër 1000 persona kanë kërkuar ndihmë në QKMF”, tha ai.

Tutje ai ka shtuar se “në Gjilan janë më shumë se 10 raste pozitive me COVID-19, por që këto nuk janë shifra të sakta pasi që pacientët nuk po pranojnë të iu bëhet testi për COVID”.

Në lidhje me këtë çështje Gazeta “Enigma” ka kontaktuar edhe me infektologun Hamdi Ramadani, cili theksoi se dhjetori i vitit të kaluar kishte shifra më të mëdha të përhapjes së gripit sezonal në vend.

Sipas Ramadanit ekziston mundësia e përhapjes së një vale të re të COVID-19, varianti Omicron edhe në vendin tonë pasi që sipas OBSH-së ky variant është duke u përhapur me shpejtësi në ShBA, Indi dhe Kinë.

“Kohëve të fundit ju e dini që në shumë vende edhe në vendin tonë kemi paraqitje të një sërë rasteve të sëmundjes ose gripit sezonal, ose gripit epidemik, grip ky cili mendoj po prek edhe moshat e reja, por për fat të keq edhe moshat e shtyra dhe po shkakton edhe telashe në kuptimin e shëndetit edhe rasteve më të rënda”, ka thënë Ramadani për “Enigmën”.

Tutje ai ka shtuar se “gripi sezonal është një sëmundje klasike ku çka quajmë sezonale, dhe sezoni kryesor i paraqitjes së këtij gripi ishte muaji që e quajmë ne muaji dhjetor dhe janar dhe gjasat ishin që situata ende kështu më ta quajmë më e mirë, pasi që ju e dini se ekziston tanimë tash e sa vite vaksina shumë e mirë kundër gripit sezonal që quhet vaksinë anti-gripoze, vaksinë e cila mendoj është edhe e certifikuar nga OBSh-ja dhe të gjitha organizmat ndërkombëtar e cila ka treguar rezultate të jashtëzakonshme edhen në ndaljen e rasteve më me sëmundje edhen në ndaljen e ndërlikimeve dhe të hospitalizimeve dhe të një rreziku të shëndetit”, ka deklaruar ai.

Infektologu Ramadani ka theksuar se varianti Omicron i COVID-19 sipas OBSh-së deri më tani nuk ka shkaktuar vdekshmëri, por që ka shumë mundësi që ky variant të jetë shumë agresiv. /GAZETA ENIGMA/

Related Articles