AAK bën thirrje për debat parlamentar, Tahiri: Përmes rezolutës synojmë të ndalim rritjen e çmimit të rrymës

AAK bën thirrje për debat parlamentar, Tahiri: Përmes rezolutës synojmë të ndalim rritjen e çmimit të rrymës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë ka thirrur për ditën e nesërme një debat parlamentar në Kuvend.

Aty do ta hedhin një rezolutë e cila sipas tyre ia ndalon ZRRE-së propozimet për bllok-tarifat e energjisë.

Shefi i grupit parlamentar të kësaj partie Besnik Tahiri e ftoi edhe VV-në, partinë në pushtet të votojë për.

“AAK në debatin e thirrur në ditën e nesërme do të diskutohet për propozimin e ZRRE-s për rritjen e çmimit të rrymës. Eshtë e papranueshme që me pagu 100 % më shumë. Dikush që ka pagu 52 euro, tash me pagu 109 euro. E ftoj VV-në që të votojë rezolutën tonë e cila ia ndalon që ZRRE propozimet për bllok-tarifat”, u shpreh ai.

Tarifat për biznese dhe 600 kilovatet e parë të amvisërisë do të vazhdojnë të faturohen me tarifat e njëjta që kanë qenë, pra nuk do të ketë shtrenjtim.

Kurse, tarifa për konsumatorët shtëpiak për konsumin mbi 600 kWh është dyfishuar.

Tarifa për energjinë në tarifë të lartë nga 6.75 cent për kilovat është shtrenjtuar në 14 centë, apo një rritje prej 107%. Kurse, tarifa e ultë apo energjia e konsumuar gjatë natës nga 2.89 cent është shtrenjtuar në 6 centë, një rritje prej 107%. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles