Tahiri reagon për shtrenjtimin e rrymës: Nuk do të lejojmë këtë barrë për qytetarët

Tahiri reagon për shtrenjtimin e rrymës: Nuk do të lejojmë këtë barrë për qytetarët

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, përmes një postimi në “Facebook”, e ka fajësuar mos menaxhimin e duhur të qeverisë, sa i përket rritjes së çmimeve të energjisë elektrike, raporton Gazeta “Enigma”.

Ai deklaroi se PDK-ja ka paralajmëruar qysh në tetor për krizën energjetike nga e cila rrezikohej edhe Kosova.

“Rritja e çmimit të energjisë elektrike si rezultat i paaftësisë së menaxhimit të situatës nga mazhoranca e udhëhequr nga Albin Kurti, është e papranueshme. PDK-ja ka paralajmëruar që nga muaji tetor për krizën energjetike që rrezikonte të përfshinte edhe vendin tonë, për çfarë qeveria qëndroi totalisht indiferente. Grupi Parlamentar i PDK-së, do t’i shterojë të gjitha mundësitë, që në seancën parlamentare të ditës së nesërme, të mos lejojë këtë barrë të rëndë e të papranueshme për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar ai. / Gazeta Enigma.

Related Articles