Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi, pas takimit që zgjati një orë e gjysmë me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se janë biseduar çështjet e integrimeve evropiane për Kosovën me theks të veçantë kërkesën e kahmotshme për liberalizimin e vizave.
Sipas Abazit, heqja e vizave për kosovarët nuk u fut në konkluzionet e dala nga Samiti i Brdos për shkak se, siç thotë ai, procesi i integrimit dhe heqja e vizave janë dy çështje krejt të ndara.
Abazi tha që në këtë takim u fol edhe për dialogun me Serbinë dhe idenë që të ketë riformatim dhe trajtim të barabartë të dy vendeve në këtë proces, ndërsa sipas tij Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe ka qenë temë që nuk është përmendur në takimin me Szunyog.
Në ndërkohë, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë nuk ka pranuar të flasë për gazetarët