Kryeministri I Malit të Zi, Dritan Abazoviq, bashkë me atë të Shqipërisë, Edi Rama, kanë vizituar Borodianka, qytetin e shkaktërruar në fillim të pushtimit rus.
Përmes një postimi në Twitter, Abazoviqi tha se ë bashku me Ramën luten për paqe dhe qëndrojnë fort me ukrainasit, transmeton Klankosova.tv.
“Menjëherë pas mbërritjes sonë, ne vizituam Borodianka, një qytet i shkatërruar në fillim të pushtimit. Jemi dëshmitarë të kërdisë së shkaktuar nga lufta. Ne lutemi për paqe së bashku me Edi Ramën, duke qëndruar fort me qytetarët e Ukrainës”, ka shkruar kryeministri malazez, duke I bashkuar postimit edhe disa fotografi.
Right after our arrival, we visited #Borodianka, a city devastated at the beginning of the invasion. We are witnessing the havoc wreaked by the war. We pray for peace together with @ediramaal, standing firmly with the citizens of #Ukraine????????. pic.twitter.com/Eu0rtG74mW— Dr Dritan Abazovic (@DritanAbazovic) June 15, 2022