Abdixhiku: Ta lësh Kosovën pa aleatë, është tradhëti

Abdixhiku: Ta lësh Kosovën pa aleatë, është tradhëti

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij në ‘Facebook’, shkruan Gazeta Enigma.

Sipas kreut të LDK-së investimi më i madh i Serbisë në Kosovë ka qenë krijimi i bindjes se vendi ynë duhet të ecë pa aleatë, dhe sipas tij Serbia në këtë aspekt ka fituar.

Postimi i plotë:

Investimi më i madh i Serbisë në Kosovë ka qenë krijimi i bindjes se vendi ynë duhet të ecë pa aleatë; në veçanti pa koordinim me ShBA-të. Ky investim ka prekur figura me nidkim në pushtet siç ka prekur dhe analistë të pushtetit që në vazhdimësi ushqejnë këtë bindje.

Kush do ta kishte menduar një fitore të tillë të Serbisë?! As në ëndërrat më të mira të tyre, nuk është menduar që Kosova do të normalizojë distancimin nga aleatët tanë kaq lehtë e kaq shpejtë. As në ëndërrat më të mira të Serbisë nuk është pritur ky përfundim i Kosovës me shtetet që i kanë dhënë dhe lirinë, dhe demokracinë dhe pavarësinë.

Koha për refuzim dhe përballje të kësaj influence në vendimmarrje shtetërore e në diskurs publik. Nuk guxojmë një grup mjeranësh të na sjellin në këtë pozitë.

Ta lësh Kosovën pa aleatë, është tradhëti.

Kërkesa për ecje me ShBA është akt patriotik.

/Gazeta Enigma/

Related Articles