Afat shumë i pasur kalimtar në hendbollin e Kosovës

Afat shumë i pasur kalimtar në hendbollin e Kosovës

Lëvizje të shumta të lojtarëve janë realizuar në afatin e rregullt veror kalimtar në hendbollin kosovar.

Afati ishte i hapur prej 1 deri më 15 korrik, ndërsa disa skuadra kanë realizuar përforcime të shumta, përcjell FrontOnline.

Te hendbollistët shquhen Vushtrria e Rahoveci, që pos lojtarëve të shumtë vendorë, kanë angazhuar edhe lojtarë të huaj. Ndërkohë edhe Drita e Gjilanit, që garon në Ligën e Parë, ka angazhuar disa lojtarë.

Përforcime ka bërë edhe Trepça.

Te hendbollistet, klubet më aktive ishin Ferizaj e Kastrioti. Kërkesa kanë paraqitur edhe Vushtrria, Samadrexha, Ulpiana e Dukagjini. Janë edhe tetë kërkesa të lojtarëve për status të lirë.

Të gjitha lëvizjet duhet të konfirmohen nga komisioni përkatës i FHK-së. Lëvizjet e lojtarëve lejohen edhe pas afatit, por duke plotësuar kushtet e caktuara.

Kërkesat në konkurrencën e meshkujve
Emri Mbiemri Nga Klubi në Klubin
Lulzim Shabani KH Prishtina KH Kastrioti
Festim Mustafa KH Prishtina KH Kastrioti
Shpetim Mehmeti KH Trepça KH Kastrioti
Elion Goçi KH Zhegra KH Drita
Edon Shaqiri KH Zhegra KH Drita
Cyrril Fazliu KH Zhegra KH Drita
Ledion Rexhepi KH Zhegra KH Drita
Adrian Limani KH Zhegra KH Drita
Agim Isufi KH Zhegra KH Drita
Aron Ibrahimi KH Zhegra KH Drita
Ylber Mjeku KH Ulpiana KH Vushtrria
Vedat Llapashtica KH Ulpiana KH Vushtrria
Lulzim Sadiku KH Samadrexha KH Vushtrria
Egzon Ademi KH Trepça KH Vushtrria
Jassin Ben Jouida ETOILE (UAE) KH Trepça
Egzon Vuqiterrna KH Rahoveci KH Vushtrria
Meriton Lladrovci KH Trepça KH Vushtrria
Millos Krivokapic Slloga Gornji Vakuf (BIH) KH Vushtrria
Nemanja Drakulovic Lovcen (MNE) KH Vushtrria
Arber Aliu KH Zhegra KH Trepça
Gëzim Misimi KH Rahoveci KH Trepça
Mateus Henrique Handebol Osaco (BRA) KH Rahoveci
Pablo Henrique Resenha Andebol (BRA) KH Rahoveci
Marley Fernandes Aciseg Vegues Guarhulos KH Rahoveci
Mali Luzha KH Vëllaznimi KH Rahoveci
Çlirim Rama KH Vëllaznimi KH Rahoveci
Yll Sllamniku KH Zhegra KH Drita
Landrit Mustafi KH Zhegra KH Drita
Kërkesat në konkurrencën e femrave
Emri Mbiemri Nga Klubi në Klubin
Diarta Shala KHF Prishtina KHF Ulpiana regj. dyfisht
Delvina Krasniqi KHF Vushtrria KHF Samadrexha
Jusra Begu KHF Samadrexha KHF Vushtrria
Diellza Graçevci KHF KEK-u KHF Samadrexha
Ivana Bojovic KHF Prishtina KHF Ferizaj
Elsa Kongjeli KHF Prishtina KHF Ferizaj
Simone Garba Keita KHF Prishtina KHF Ferizaj
Tenike Kaba KHF Prishtina KHF Ferizaj
Erza Tafilaj KHF Istogu KHF Dukagjini huazim
Lorena Matarova KHF Vushtrria KHF Kastrioti
Edona Rugova KHF Ferizaj KHF Kastrioti
Luljeta Sopjani KHF Vushtrria KHF Kastrioti
Emri Mbiemri Nga Klubi
Burneta Rama KHF Vushtrria
Liridon Esati KH Kastrioti
Aldi Rudari KH Kastrioti
Hamdi Salihu KH Kastrioti
Beni Sula KH Prishtina
Qendresa Berisha KHF Prishtina
Fitim Klinaku KH Trepça
Luljeta Sopjani KHF Vushtrria
Jeton Bislimi KH Kastrioti
Lorena Matarova KHF Vushtrria

Related Articles