Afër 10 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Afër 10 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Shifra të larta të infeksionit me COVID-19 po vazhdojnë në Kosovë, teksa aktualisht janë 9 mijë e 461 raste aktive me COVID-19, raporton Gazeta “Enigma”.

Bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) Prishtina ka numrin më të lartë të rasteve pozitive. Aktualisht në kryeqytet janë 2 mijë 162 raste aktive, e më pas Peja me 686 raste e Ferizaj me 623 raste si dhe komuna tjera me qindra e dhjetëra raste.

Ndërkohë që në raportin e fundit IShPK njoftoi për dy raste të vdekjes dhe 373 raste të reja pozitive me COVID-19.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës tashmë ka liruar masat kundër COVID-19/ Gazeta Enigma.

Related Articles