Pas paralajmërive se për vërshime nga reshjet e shiut, Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka kërkuar ngritjen e vigjilencës dhe përcjelljen e situatës nga afër.
Sipas kësaj agjencie, do të ketë gatishmëri të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit (NJPZSH) dhe resurseve tjera për Mbrojtje dhe Shpëtim në nivel Komunal.
“Referuar njoftimit me dt. 26.02.2023 nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) për situatën e pritshme nga të reshurat në pjesë të ndryshme të territorit, Agjencia e Menaxhimit Emergjent MPB kërkon ngritjen e vigjilencës dhe përcjelljen e situatës nga afër, si dhe rritjen e shkallës së gatishmërisë për reagim të kapaciteteve nga Njësit Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit (NJPZSH )dhe resurseve tjera për Mbrojtje dhe Shpëtim në nivel Komunal”.
“Qendra Operative e Agjencisë Menaxhimit Emergjent(QO AME-s)do të plotësojë me njoftime në kohë reale të gjitha zonat ku të reshurat mundë të shkaktojnë vërshime të shpejta dhe rrëshqitje të dheut përmes sistemit të komunikimit emergjent Qendrat Operative Emergjente 112 (QOE 112 ) në gjithë territorin e vendit”.