Aksident i rëndë në Graçanicë, humb jetën një person

Aksident i rëndë në Graçanicë, humb jetën një person

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka vdekur në një aksident komunikacioni që ka ndodhur në rrugën mes fshatrave Uglarë dhe Preoc të Graçanicës, raporton Gazeta Enigma.

Po ashtu personi tjetër i përfshirë në aksident ka pësuar lëndime trupore

“Në këtë aksident, kanë qenë të përfshira, dy automjete në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy persona, njëri prej të cilëve nuk ka arritur t’i përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në spitalin e Graçanicës”, ka thënë për Enigmën zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se policia ka nisur një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë çuar deri te ky aksident trafiku.

Related Articles