Aksident i rëndë në Klinë – Dy të vdekur

Aksident i rëndë në Klinë – Dy të vdekur

Dy persona kanë vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur në rrugën Pejë-Prishtinë, konkretisht në Zajm të Klinës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit, ndërsa kanë qenë të përfshirë një kamion transportues, një kombi dhe një veturë.

“Dy të lënduarit po trajtohen në spitalin rajonal të Pejës”, konfirmoi Gashi per media.

Related Articles