Aksident në Duhël, vetura rrotullohet në mes të rrugës

Aksident në Duhël, vetura rrotullohet në mes të rrugës

Një aksident me lëndime të lehta ka ndodhur të dielën te “Qafa e Duhlës”, në magjistralen Shtime-Suharekë, raporton Gazeta Enigma.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën “Enigma”, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Ai ka bërë të ditur se vozitësi e ka humbur kontrollin me ç’rast e ka goditur një breg duke bërë që vetura të rrokulliset.

” Si pasojë e ketij aksidenti nje pasagjere merrë lendime te lehta dhe pas tretmanit mjekësore lirohet ne shtepi”, ka thënë Osmanollaj.

Ai thekson se me rastin po merren njësia rajonale në Prizren.

Edhe nga pamjet shihet vetura e rrokullisur në rrugë./Gazeta Enigma/

Related Articles