Aksident me dy të lënduar në hyrje të Lipjanit, policia jep detaje

Aksident me dy të lënduar në hyrje të Lipjanit, policia jep detaje

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në hyrje të Lipjanit, raporton Gazeta Enigma.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci e ka konfirmuar lajmin për Gazetën Enigma duke treguar se në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.

Si pasoj e këtij aksidenti janë lënduar dy persona.

“Nga informatat e para bëhet e ditur se një veturë dhe një kamion janë përfshirë në aksident ndërkaq dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtëve u është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor.  Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, ka thënë Borovci për Gazetën Enigma.

Related Articles