Aksident me fatalitet në Gjilan, vdes një grua

Aksident me fatalitet në Gjilan, vdes një grua

Një aksident me fatalitet ka ndodhur dje mes dy veturave te penda e liqenit të Livoqit në Gjilan të enjten, ku si pasojë e lëndimeve të marrë ka vdekur një grua.

Në këtë aksident kanë mbetur të lënduar edhe tre persona tjerë.

“AKSIDENT KOMUNIKACIONI ME FATALITET – Rr. Prishtinës te penda e liqenit të Livoqit, Gjilan / 17.07.2025 – 16:05. Është raportuar se ka ndodhur aksident në komunikacion rrugor në mes të dy veturave udhëtarësh me targa vendore dhe drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit e veturave dhe dy pasagjerë të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore në QE Gjilan. Për shkak të lëndimeve të rënda drejtuesi i njërës veturë dhe pasagjerja femër kosovare janë dërguar në QKUK, ku si pasojë e plagëve të marra pasagjerja ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë. / Gazeta Enigma.

Related Articles