Dy këmbësore kanë pësuar lëndime pas një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fushë-Kosovë raporton Gazeta Enigma.
Rasti e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 08:00, në rrethrrotullim në Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes të një automjeti dhe dy këmbësorëve. Si pasojë e aksidentit,ndihmë mjekësore kanë kërkuar dy këmbësorët”, ka thënë Ahmeti për Enigma.
Ajo poashtu ka bërë të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut.