Aksident në Fushë Kosovë, vetura e policisë përfundon në pompë të derivateve

Aksident në Fushë Kosovë, vetura e policisë përfundon në pompë të derivateve

Një veturë e Policisë së Kosovës është aksidentuar në Fushë Kosovë, raporton Gazeta Enigma.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, tha për Gazetën Enigma se në aksident janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Sot rreth orës 15:20 në rrugën Nëna Terezë në Fushë Kosovë , ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë zyrtare e policisë. Në këtë aksident janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, tha ajo.

Ndryshe, në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 52 aksidente trafiku./Gazeta Enigma/

Related Articles