Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në fshatin “Stanovc” në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.
Në aksidentin e ndodhur rreth orës 13:30 ishin përfshirë dy vetura.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Sot, rreth orës 13:30 është raportuar se në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë segmenti rrugor në fshatin “Stanovc” , ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime”, tha Zahiti.