VIDEO: Lëndohen dy persona nga një aksident në Mitrovicë

VIDEO: Lëndohen dy persona nga një aksident në Mitrovicë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në Mitrovicë, ku mbetën të lënduar dy persona.

Ndërsa lajmin për aksidentin e ka konfirmuar zëdhënsja e Policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexhrije Pllana, e cila tha se për momentin dihet që janë dy vetëm dy të lënduar, dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

“Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar dy persona, mirëpo janë jashtë rrezikut për jetë. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Srekonicë të Mitrovicës, por, shkaqet e aksidentit ende nuk dihen”, ka thënë Pllana për Gazetën “Enigma”.

Në video shihet se vetura është rrokullisur, mirëpo se a ka ndonjë të lënduar ende nuk dihet. Në bazë të pamjeve, dyshohet se vetura është rrokullisur si pasojë e reshjeve të borës dhe gjendjes së rrugëve. /Gazeta Enigma/.

Related Articles