Aksident në Prizren, pesë të lënduar

Aksident në Prizren, pesë të lënduar

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën “Westley Clark” në Prizren.

Në aksident ishin të përfshira dy vetura.

Doktori Sadri Hulaj, deklaroi për RTV Besa  se lëndimet e personave janë kryesisht të lehta.

“Të lënduarit janë kryesisht të moshave të reja, dhe lëndimet janë të lehta. Gjendja e tyre është stabile“./Gazeta “Enigma”/

Related Articles