Një aksident trafiku ka ndodhur sot pasdite, në hyrje të qytetit të Gjilanit, afër Liqenit të Livoçit.
Sipas informatave zyrtare nga Policia, në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa katër persona kanë pësuar lëndime trupore.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, ka konfirmuar se të lënduarit janë dërguar menjëherë për trajtim mjekësor në qendrën Emergjente të Spitalit rajonal të Gjilanit.
“Me datën 17.07.2025 rreth orës 16:00 kemi pranuar informacion për një aksident trafiku afer Liqenit të fshatit Livoqit. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, ku përpos dëmeve material lëndime trupore kanë pësuar katër persona. Të njëjtit janë dërguar në qendrën Emergjente të Spitalit rajonal të Gjilanit ku jane duke u trajtuar. Rrethanat e këtij aksidenti po hetohen nga hetues të aksidenteve nga Njësiti rajonal i Komunikacionit Rrugor në Gjilan”, tha Osmani.