Aksident trafiku me fatalitet në Ferizaj, humb jetën një 19 vjeçare

Aksident trafiku me fatalitet në Ferizaj, humb jetën një 19 vjeçare

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në Ferizaj. Një 19-vjeçare ka humbur jetën në fshatin Greme si pasojë e një aksidenti trafiku, ndërsa shoferi i veturës, një 20 vjeçar ka pësuar lëndime trupore dhe po trajtohet në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Lajmin zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. “Më datën 28.12.2025, rreth orës 17:20, kemi pranuar një informatë se në fshatin Greme të Ferizajt ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë me targa vendore. Si pasojë e aksidentit, një person ka humbur jetën (një femër rreth 19 vjeçe, pasagjere në veturë). Vdekja e saj është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”.

“Ndërsa, shoferi i veturës , mashkull 20 vjeç ka pësuar lëndime trupore dhe po trajtohet në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e Njësisë së Komunikacionit Rrugor të Ferizajt dhe po merren me ekzaminimin e rrethanave si ka ardhur deri te aksidenti. Gjithashtu në vendin e ngjarjes ka dalë edhe një ekip e zjarrfikësve”, thuhet në njoftimin e Veselit. Në vendin e ngjarjes doli edhe prokurori i shtetit.

Related Articles