Aksident trafiku në Deçan, një i vdekur e dy të lënduar

Aksident trafiku në Deçan, një i vdekur e dy të lënduar

Këtë të hënë ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet në Baballoq të Deçanit, raporton Gazeta “Enigma”.

Nga ky aksident një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Lajmin për Gazetën “Enigma” e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

”Sot rreth orës 18:45, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Baballoq-Deçan, në këtë aksident ishin të involvuara 2 vetura dhe si pasojë e aksidentit 3 persona kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa njëri nga të lënduarit ka arritur pa shenja jete në Spitalin rajonal në Pejë, vdekjen e viktimës e kanë konstatuar ekipi mjekësor”, tha Rugova. /Gazeta Enigma/

Related Articles