Policia e Kosovës filluar një aksion të madh nëpër Kosovë, ku janë duke u goditur grupet kriminale që dyshohet se merren me fajde, raporton Gazeta Enigma.
Ndonëse nga Policia kanë njoftuar tashmë se aksioni ka nisur mbrëmjen e së enjtes, në Prishtinë e Pejë, Enigma merr vesh se aksioni po zgjerohet.
Qyteti i radhës që po hetohet është Gjilani.
Burimet e Enigmës bëjnë më dije se një qytetari të Malishevës u jane sekuestruar dy motoçikleta dhe një veturë G Class në mengjesin e sotshem nga njësia speciale FIT.
Policia ende nuk e ka konfirmuar lajmin, por Gazeta Enigma do të ju mbaj të informuar.
Aksioni anti-fajde vazhdon edhe në Gjilan, sekuestrohen vetura e motoçikleta
