Aksioni në veri, flet drejtori i Policisë 

Aksioni në veri, flet drejtori i Policisë 

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, të shtunën ka marrë pjesë për një ngjarje sportive.

Ai sot ka shikuar gara futbolli në një aktivitet në kuadër të 25 vjetorit të Policisë së Kosovës.

Ai aty është pyetur rreth aksionit të djeshëm të policisë në veri, e cila mbylli pesë objekte të komunave paralele.

“Sot është ditë sportive. Çka kemi pas dje me aksionet e kemi liru me komunikatë”, i ka thënë ai Dukagjinit .

Ambasada e SHBA-së në reagimin e djeshëm tha se Policia e Kosovës është instrumentalizuar nga Qeveria e Kosovës dhe tha se veprimet e Qeverisë do të ndikojnë edhe në bashkëpunimin me Ministrinë e Brendshme.

Por, udhëheqësi i Policisë nuk e konsideron këtë problem të institucionit që drejton dhe përgjegjësinë e ka hedhur tek politika.

“Është çështje që ka për t’i zgjidhur Ministria dhe Qeveria e Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.

Ambasada në reagimin e djeshëm tha se është krenare që ka mbështetur Policinë e Kosovës nga themelimi.

“Përderisa qeveria e Shteteve të Bashkuara është krenare që ka mbështetur themelimin dhe profesionalizimin e Policisë së Kosovës gjatë shumë viteve si pjesë e angazhimit tonë për të promovuar sigurinë dhe stabilitetin, instrumentalizimi i vazhdueshëm nga Qeveria i Policisë së Kosovës për të kryer veprime të pakoordinuara nuk është në përputhje me premtimet e Kosovës se do të “vazhdojë konsultimin dhe koordinimin me komunitetin ndërkombëtar”. Veprimet e Qeverisë do të ndikojnë edhe në cilësinë dhe natyrën e bashkëpunimit tonë me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe elementët vartës të saj”.

LEXO EDHE:

Related Articles