Alban Hyseni betohet si kryetar i Gjilanit, zotohen se do të jetë zëri i gjilanasve

Alban Hyseni betohet si kryetar i Gjilanit, zotohen se do të jetë zëri i gjilanasve

Alban Hyseni i Lëvizjes Vetëvendosje, të enjten është betuar si kryetar i Komunës së Gjilanit, raporton Gazeta “Enigma”.

Me këtë rast ai tha se do t’i ushtroj kompetencat e tij në pajtim me ligjet në fuqi. “Unë betohem se do t’u shtroj kompetencat e kryetarit të Komunës së Gjilanit në mënyrë të paanshme me ndërgjegje dhe në pajtim me ligjin në mënyrë që të siguroj kushte për një jetë të qetë për të gjithë”, tha Hyseni gjatë betimit.

Ai po ashtu u zotua se do të jetë zë i gjithë qytetarëve të Gjilanit, dhe tha se do të punoj në të mirë të qytëtit deri në fund të mandatit.

“Banorë të Gjilanit faleminderit për besimin tuaj që tash po e përkthejmë në bashkëqeverisje për gjitha moshat, shtresat. Ky kuvend do të jetë zëri i gjithë qytetarëve, fshatrave. Qasja jonë do të jetë e njëjtë dhe e përbashkët, ,mbështetës apo ajo. Kërkoj nga ju që të bëheni faktor për të mirën e qytetit tonë, për të mirën e Gjilanit. Jeni e tashmja dhe e e ardhmja, jeni aktorët kryesor të asaj që do të vij në Gjilan”, tha tutje ai.

Ai gjatë fjalës së tij përmendi edhe disa nga pikat e planprogramit me të cilin i kishte hyrë garës për kryetar. /Gazeta Enigma.


Related Articles