Albelard Tahiri – Kurtit: As Albulena Haxhiu nuk të ka marrë seriozisht

Albelard Tahiri – Kurtit: As Albulena Haxhiu nuk të ka marrë seriozisht

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, në seancën e sotme të Kuvendit i ka thënë Kryeministrit Kurti se në planin qeverisës ka premtuar hartimin e një Ligji që ekziston nga viti 2011, raporton Gazeta “Enigma”

Një gjë e tillë sipas Tahirit, është tallje me qytetarët kosovar.

“Një çështje që e tregon mendësinë e hartimit të këtij programi është zotimi juaj për me hartu Ligjin për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje penale. Pra keni premtuar se do ta hartoni, me qëllim të luftimit të korrupsionit me shtete tjera, o zotëri Kryeministër, për që s’të marrin seriozisht as ty as programin, s’e kam pritë, pra a e din që ky Ligj ekziston prej vitit 2011, Hajredin Kuçi e ka sponzorizuar si ish-ministër i Drejtësisë, është ndryshuar në vitin 2013 dhe i ka 36 faqe”, tha Tahiri.

Me këtë rast, Tahiri tha se Kurtin nuk po e merr seriozisht as bashkpartiakja e tij, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Kjo tregon çfarë mendësie keni, pra as Albulena s’të ka marrë seriozisht e lëre më këta tjerët, na i prezantove rend me emra, këqyre çka të kanë qit në program. Po kur e lexon një partner i joni ndërkombëtar që e sheh fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar qysh e rregullojmë ne si shtet, dhe kur e lexon programin e Qeverisë vallahi goxha marre, sepse ekziston kjo”, është shprehur ai.

Pas kësaj replike Kurti nuk kërkoi të marr fjalën/Gazeta Enigma/

Related Articles