Albin Kurti njeriu më i votuar në Kosovë, megjithatë s’ia kalon rekordin Vjosa Osmanit

Albin Kurti njeriu më i votuar në Kosovë, megjithatë s’ia kalon rekordin Vjosa Osmanit

Kryeministri Albin Kurti është njeriu më i votuar në Kosovë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, megjithatë rezultati final ende nuk është publikuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor, raporton Gazeta Enigma.

Sipas rezultateve preliminare, Kurti mori 222 mijë e 382 vota në këto zgjedhje.

Ndërkohë presidentja Vjosa Osmani vazhdon të mbesë personi më i votuar në historinë e Kosovës me 300 mijë e 756 në zgjedhjet e vitit 2021.

Ajo atëherë garoi në një listë të përbashkët me Kurtin me një diferencë prej 78 mijë e 374 vota më shumë sesa që mori Kurti sivjet.

Related Articles