Ambasada amerikane në Kiev e ka quajtur kidnapim largimin e 2 mijë e 389 fëmijëve ukrainas nga rajonet e Donetskut dhe Luhanskut për në Rusi.
Ambasada amerikane në Ukrainë i është referuar Ministrisë së Jashtme të Ukrainës mbi shifrën e fëmijëve ukrainas që janë transportuar për në Rusi.l
“Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës, forcat ruse ilegalisht i kanë larguar 2 mijë e 389 fëmijë ukrainas nga Donetsku dhe Luhansku për në Rusi. Kjo nuk është asistencë. Është kidnapim”, ka shkruar ambasada në Twitter. / Gazeta Enigma.