Ambasada amerikane në Prishtinë e ka përgëzuar xhudisten Nora Gjakova për medaljen e artë olimpike, raporton Gazeta “Enigma”.
Përmes një postimi të ambasadës të shoqëruar me fotografinë e Majlinda Kelmendit, Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës, nga kjo ambasadë kanë shkruar se fitorja e Norës i ka demonstruar botës çfarë ata e dijnë, se gratë kosovare janë të forta dhe të vendosura.
“Urime Nora Gjakova, kampionia e tretë olimpike e medaljes së artë për Kosovën. Sikur Majlinda dhe Distria para saj, fitorja e Norës i demonstron botës çfarë ne veç e dijmë: Gratë kosovare janë të forta, të vendosura dhe të padorëzuara – gati për të udhëhequr shtetin e tyre drejt madhështisë”, ka shkruar ambasada amerikane./Gazeta Enigma.