Ambasada amerikane vlerëson stërvitjen e reagimit ndaj krizave me Policinë e Kosovës

Ambasada amerikane vlerëson stërvitjen e reagimit ndaj krizave me Policinë e Kosovës

Ambasada amerikane në Kosovë e ka cilësuar si sukses të madh ushtrimin e përbashkët të javës së kaluar me Policinë e Kosovës për reagim ndaj krizave .

“Ushtrimi i përbashkët i reagimit ndaj krizave i javës së kaluar ishte një sukses i madh — duke reflektuar koordinimin e shkëlqyer midis Ambasadës së SHBA-së dhe Policisë së Kosovës. Gati 800 oficerë të PK-së- së bashku me njësitë e zjarrfikësve dhe të ndihmës së shpejtë dhe njësitë e specializuara duke përfshirë njësitë SIU, SOU, EOD, UAS/Kundër-UAS, Forenzikë dhe Çështje Publike – morën pjesë, me mbështetje të vlefshme nga RSO, MSG, PD, INL, ICITAP, MED, KFOR, LGF dhe PSU”.

“Nga qentë dhe dronët te automjetet taktike dhe ekipet e emergjencës, ky ushtrim nxori në pah bashkëpunimin tonë ndëragjencor, gatishmërinë operacionale dhe angazhimin e përbashkët për sigurinë”, thuhet në një njoftim të ambasadës,

Related Articles