Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyrë kryeministrit Kurti

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyrë kryeministrit Kurti

Ambasadorët e vendeve të QUINT-it, i kanë shkuar në zyrë, kryeministrit Albin Kurti.

Takimi i tyre po ndodhë vetëm një ditë pas takimit që Kurti pati me të dërguarin e BE-së, për dialogu, Miroslav Lajçak.

Lajmin e ka konfirmuar për Express zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Ai, nuk ka dhënë më shumë detaje për temat që po diskutohen në këtë takim.

Sot Zyra e BE-së në Prishtinë ka reaguar rreth vendimit preliminar të Qeverisë së Kosovës për shpronësimin e tokës për interes publik në Leposaviq dhe Zubin Potok.

“BE-ja u kërkon autoriteteve të Kosovës që t’i përmbahen rreptësishtë procedurave ligjore në shpronësimin e pronës së paluajtshme, të bëjnë të pamundurën për të siguruar që të ndiqet procesi i rregullt dhe se të drejtat pronësore të pronarëve të prekur dhe mbajtësve të interesit respektohen plotësisht”, u tha në reagimin e BE-së.

Related Articles