Ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës që për rreth dy javë qëndruan në zonat e prekura nga tërmeti shkatërrues në Turqi, janë rikthyer mbrëmë në Kosovë, raporton Gazeta “Enigma”.
Ata janë pritur me nderime në Aeroportin e Prishtinës, ndërsa Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, i cili u ka shprehur atyre mirënjohje.
Ai thotë se ekipet e FSK-së asistuan në operacione dhe shpëtuan jetë nga kërkimet që bënë nën rrënojat e vendeve të shkatërruara nga tërmeti në Turqi.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehin mirënjohjen e tyre të thellë për ekipet e kërkimit, shpëtimit dhe mjekësore të FSK-së, që u kthyen në Kosovë. Ekipi i FSK-së kreu asistencë të suksesshme në operacionet në Turqi dhe shpëtoi disa jetë. SHBA-ja është partnere krenare e FSK-së”, ka shkruar sot Hovenier.
Pjesëtarët e FSK-së i ka pritur mbrëmë në Aeroport Kryeministri Albin Kurti, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari dhe Ambasadori turk në Kosovë, Tunç Angili. / Gazeta Enigma.