Flet Kurti për vërshimet: Qeveria do të jetë përherë pranë komunave që u prekën, duhet hetim për shkaktarët

Flet Kurti për vërshimet: Qeveria do të jetë përherë pranë komunave që u prekën, duhet hetim për shkaktarët

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të qeverisë ka folur në lidhje me dëmet e vërshimeve në komunat që u preken më së shumti.

Kurti tha se komunave, familjeve, bizneseve e qytetarëve nga zonat e prekura, qeveria do t’iu qëndrojnë pranë përherë.

“Ndihma nga qeveria nuk do të mungojë për asnjë moment. Skenderaj, Mitrovica, Klina, Istogu e Podujeva bashkë do të ngritën”, është shprehur Kurti.

Tutje, Kurti paralajmëroi se teksa po punojnë për të sanuar dëmet e shkaktuara, qeveria duhet të merret edhe me shkaktarët e shkallës së vërshimeve.

“Dëmtimi i brigjeve dhe shtretërve të lumenjve nga eksplantimi i egër i zhavorrit, hedhja e mbeturinave në lumenj, prerja ilegale e pyjeve, sistemet joadekuate të kanalizimit dhe ujëmbledhës, planifikimi jo i duhur i infrastrukturës publike si dhe ndryshimet klimatike globale, padyshim që i kanë ndihmuar, shpejtuar, shpeshtuar përmbytjet në vendbanimet tona”, është shprehur Kurti, njofton Klankosova.tv.

Kreu i qeverisë tha se duhet edhe hetim për veprimet, sipas tij, të jashtëligjshme në dëm të ekosistemit, teksa shtoi se nuk mjafton rimëkëmbja nëse nuk nxirren mësime.

Related Articles