Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e masës ndaj mallrave që hyjnë nga Serbia në Kosovë përmes pikëkalimit kufitar në Merdare, shkruan Enigma.
Në një postim të bërë në platformën “X”, e të shpërndarë edhe nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, ambasadori Hovenier ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm për Kosovën drejt integrimit evropian.
“I kënaqur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e ndalimit për mallrat e gatshme të importuara nga Serbia. Ky është një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur për Kosovën në rrugën drejt integrimit evropian”, ka shkruar në “X”, Hovenier.
“Ne vlerësojmë partnerët tanë ndërkombëtarë për përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të promovuar tregtinë e lirë në rajon”, shton ambasadori amerikan.