Ambasadori Joern Rohde, përmes një shkrimi në Twitter, ka shprehur shqetësimin e tij për dëmet në perspektiven ekonomike të Kosovës, pas ngjarjeve të fundit, raporton Gazeta Enigma.
Ai, ka thënë se dëmet janë duke e dëmtuar reputacionin dhe potencialin e Kosovës edhe përballë komunitetit të biznesit.
“Dëmet shqetësuese për perspektivën ekonomike të Kosovës janë tashmë në horizont, duke dëmtuar reputacionin dhe potencialin e saj edhe përballë komunitetit të biznesit. E ripërsërisim këtë thirrje nga Shoqata Gjermano-Kosovare e Bizneseve për deeskalim të menjëhershëm”, ka thënë ai. /Gazeta Enigma