Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar është takuar me ambasadorin e Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli.
Dugolli në një postim në Twitter shkruan se me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin kishte një diskutim të frytshëm.
“Kënaqësi të takohem me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar për një diskutim të frytshëm mbi një sërë çështjesh dhe të rikonfirmojmë objektivin tonë të përbashkët për të thelluar më tej marrëdhëniet e veçanta Kosovë-SHBA”, shkruan Dugolli.
Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, më 29 nëntor ka konfirmuar që Ilir Dugolli është ambasadori i ri i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ndryshe, përveç SHBA dhe BE-së, ditë më parë edhe Mbretëria e Bashkuar ka emëruar të dërguarin e posaçëm për Ballkanin, Stuart Peach. /Gazeta Enigma/.