Anulohet performaca e Ylli Megi në Prishtinë

Anulohet performaca e Ylli Megi në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka shprehur keqardhje për anulimin e performancës së Ylli Megi, e cila do të mbahej sonte në Prishtinë.

Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka njoftuar që për shkak të reshjeve të shiut edhe sonte do të anulohet aktiviteti i paraparë.

Duke pasur parasysh që edhe ditën e djeshme ishte anuluar koncerti i Gent Malzogu Trio.

Këto aktivitete në kuadër të programit kulturor, “Akull n’Verë”, do të vazhdojnë për një datë tjeter.

“Programi kulturor Akull n’Vere do të vazhdoj. Prandaj na ndiqni për të kuptuar programin për netët në vijim. Shihemi së shpejti”, ka shkruar Ahmeti.

Related Articles