Arifi: Gërvalla dhe Kurti na kanë premtuar se çështja e shqiptarëve të Preshevës do të diskutohet në Bruksel

Arifi: Gërvalla dhe Kurti na kanë premtuar se çështja e shqiptarëve të Preshevës do të diskutohet në Bruksel

Nagip Arifi, kryetar i Bujanovcit, foli për vizitën e Ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në Luginën e Preshevës, duke treguar se e ka njoftuar ministren me situatën politike, ekonomike  dhe sociale në Luginën e Preshevës, si dhe me problemet tjera që po i hasin shqiptarët në Serbi.

“E kam njoftuar për gjendjen që po mbretëron sa i përket pasivizimit të kërkesave të shqiptarëve të luginës, mos-zhvillimin ekonomik, mos-pranimin e diplomave që të rinjtë i fitojnë në universitetet e Kosovës, problemet e mirëqenies sociale dhe mos kyçjen e shqiptarëve të luginës në organet e Serbisë”, tha në Klan Kosova, përcjellë Gazeta “Enigma”.

“Me këto masa, Serbia do që shqiptarët të i zvogëlojë sa më shumë në numër, dhe të nesërmen të pastroj këtë vend nga shqiptarët”, u shpreh tutje kryetari i Bujanovcit.

“Kemi kërkuar që problemi i luginës së të diskutohet ne BE, të zbatohet parimi i reciprocitetit, ku të drejtat që i kanë serbët në Kosovë, të zbatohen edhe për shqiptarët në Serbi”.

Tutje Arifi tregoi se para disa ditësh ka takuar kryeministrin Kurti.

“Neve na duket që Kosova dhe Shqipëria nuk janë duke e trajtuar çështjen e shqiptarëve të Luginës sa duhet”, u shpreh ai.

“Gërvall dhe Kurti na kanë premtuar që çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës do të vendoset apo diskutohet në takimin e ardhshëm në Bruksel”, tha Arifi./Gazeta “Enigma”/

Related Articles