Armend Thaqi bëhet hero për Gjilanin, i nxjerrë një pikë me gol në fund të ndeshjes me Dukagjinin

Armend Thaqi bëhet hero për Gjilanin, i nxjerrë një pikë me gol në fund të ndeshjes me Dukagjinin

Skuadra e Gjilanit ka befasuar Dukagjinin, duke barazuar në minutat shtesë të ndeshjes.

Dukagjini kaloi në epërsi në minutën shtesë të pjesës së parë, me golin Mergim Pefqelit.

Me këtë rezultat ekipet vazhduan edhe 45 minutat e pjesës së dytë, ndërsa në minutën e fundit shtesë të ndeshjes, hero për Gjilanin u bë Armend Thaqi, duke realizuar gol.

Pas këtij barazimi Dukagjini shkon në kuotën e 37 pikëve dhe gjendet në pozitën e tetë në tabelë.

Gjilani në ndërkohë numëron 39 sosh dhe renditet e shtatë në tabelën e klasifikimit pas 30 xhirove. /Gazeta Enigma

Related Articles