Arratisje spekakolare, shqiptari ik nga burgu natën e Vitit të Ri

Arratisje spekakolare, shqiptari ik nga burgu natën e Vitit të Ri

Një shqiptar i dënuar është arratisur natën e Vitit të ri nga burgu i Vercellit, në Itali.



Sipas asaj që shkruan agjencia ANSA, i arratisuri është një shqiptar i dënuar për grabitje në banesa dhe vila të ndryshme.

Shqiptari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, ka prerë hekurat e dritares së qelisë dhe më pas me anë të një litari të bërë me çarçafë ka zbritur poshtë.

Jashtë burgut e prisnin bashkëpunëtorët e tij.

Shoku i qelisë, një tjetër shqiptar edhe ai ka tentuar të arratiset, por ka thyer krahun ndërsa ishte duke zbritur nëpër litar.

Pas njoftimit për arratisjen, janë ngritur postblloqe të shuma policie në të gjithë Piemonten.

Hetimin në lidhje me ngjarjen po e zhvillon Kuestura e Vercellit./Gazeta Enigma/

Related Articles