Dy raste dhune në familje janë raportuar në Rahovec, raporton Gazeta Enigma.
Në rastin e parë burri kishte ushtruar dhunë psiqike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij.
“Rahovec / 17.08.2024 – 21:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Kurse rasti i dytë, i ngjashëm me të parin, kur një burrë tjetër në gjendje të dehur ushtroi poashtu dhunë ndaj gruas së tij.
“Rahovec / 17.08.2024 – 23:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar në gjendje të dehur i cili ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij viktimave femra kosovare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofto policia.
Të dyja rastet përfunduan me arrestimin e të dyshuarve. / Gazeta Enigma.