Janë arrestuar dy persona në parkun e Gërmisë ku edhe u mbajte Sunny Hill Festival.
Ngjarja ka ndodhur për shkak se të dyshuarit kanë rrahur fillimisht kamarierin, e më pas edhe dy zyrtarë policorë.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që fillimisht kanë sulmuar kamerierin dhe më pas dy zyrtarët policorë, të cilët ishin në rroba civile. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.